Policët që kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat do të përjashtohen! Formulari që do të plotësojnë

0
182

Ministria e Brendshme ka miratuar urdhrin për vetë-deklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, AMP-së dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur aplikacionet e mesazheve të fshehta, SKY ECC apo Encro Chat

Urdhri shoqërohet nga formulari përkatës dhe është pjesë e masave të marra lidhur me procesin e vetëpastrimit të strukturave policore dhe agjencive të tjera të varësisë.

Formulari i Vetëdeklarimit po u shpërndahet për plotësim, strukturave të mësipërme dhe do të shërbejë si bazë për nisjen e verifikimeve.

Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, sipas urdhrit të Ministrisë së Brendshme do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës.