19 policë kanë mbetur të plagosur nga huliganët e Romës dhe të Fejnordit në Tiranë.
Ndërkohë një polici është qëlluar me thikë.
“Dje një grup tifozësh të Fejnordit kanë lëvizur drejt stadiumit për tu përplasur me ato të Romës. Policët kanë tentuar të ndalojnë tifozët e Fejrnorit, por ata kanë goditur policët me shishe, gurë e sende të forta. Po ashtu edhe tifozët e Romës kanë qëlluar me gurë shkopinj. Janë plagosur 19 punonjës të policisë, njëri prej tyre është plagosur me thikë. Janë dëmtuar dhe 4 makina.” tha zv.Drejtori i Përgjithshëm i policisë.
“U shoqëruan 48 tifozë të Romës dhe 12 të Feyenoord, iu sekuestruan leva dhe thika. Sot në mëngjes u deportuan drejt Italisë 80 tifozë huliganë, do ndiqen dhe penalisht .” shtoi zv. Drejtori Albert Dervishaj
Vijon…/abcnews.al/