Policia bën “namin”në rrugë, në 24 orë vendos 1824 gjoba dhe arreston 16 shoferë

0
171

Policia Rrugore në rrugët e vendit përgjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në flagrancë 16 drejtues për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë, 8 prej tyre janë për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Po ashtu, janë pezulluar 53 leje drejtimi, nga të cilat 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara, deri në 166 km/h në aksin Fier-Vlorë, dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1824 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Vetëm në kryeqytet, nga Policia Rrugore e Tiranës janë gjobitur 307 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.

Nisur nga ngarkesa e shtuar e trafikut gjatë sezonit, Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ora news