Policia Britanike ka ngritur shqetësimin për humbjen e një adoleshenti shqiptar në Wrexham.
Ekipi i policisë së Wrexham Rural ka bërë një apel për 17 vjeçarin e zhdukur të quajtur Luan. Ai është parë për herë të fundit më 19 shtator në orën 20:00,- ka thënë një zëdhëndës i policisë.
Shqiptari përshkruhet se ka flokë të shkurtër në ngjyrë kafe të errët, me trup të mesëm dhe rreth 167cm i gjatë. Luani gjithashtu flet me theks shqiptar