Policia ka dhënë deklaratën zyrtare lidhur me vrasjen e 23 vjeçarit me iniciale R. R
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur shtetasi R.R., 23 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Elbasaniflash.al