Drejtoria Vendore Policisë Elbasan
•Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin S. H., 28 vjeç, banues në Cërrik, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti që ky shtetas e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 27 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
•Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin A. Z., 35 vjeç, banues në fshatin Pishaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur xhaxhanë e tij dhe e ka goditur atë, me shuplakë. Në vijim, nga kontrolli në çantën e 35-vjeçarit, u gjet një përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
•Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin italian D. V., 44 vjeç, pasi në mobilierinë që ai administron, gjatë punës, është dëmtuar aksidentalisht, në këmbë, shtetasi A. H., 40 vjeç. Gjithashtu, 44-vjeçari ka tentuar të pengojë zbulimin e së vërtetës, duke mos treguar për aksidentin e punonjësit;
-shtetasin Xh. J., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 45-vjeçar;
-shtetasen E. Z., 51 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në lokalin e saj./ Elbasani flash