Policia e Elbasanit arreston disa persona

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-L. H., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në aksin rrugor “Shijon-Elbasan”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

-E. H., 30 vjeç, pasi në fshatin Çengelaj, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar lehtë 30-vjeçari;

-Xh. M., 46 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte është përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. L., 36 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. L., të cilët janë në kujdesin e mjekëve;

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal. A. H., 37 vjeç, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 43 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 4 pasagjerë në këto automjete.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. Gj., 57 vjeç, pasi ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin I. M., 43 vjeç, për motive të dobëta.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja A. K., 56 vjeçe, mësuese në një gjimnaz, se shtetasi P. B., 67 vjeç, prindër i një nxënësi, e ka fyer për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Z., 53 vjeç, pasi ka kanosur dhe fyer shtetasin L. Z., 58 vjeç.

Më datë 12.05.2025, ka kallëzuar shtetasi D. M., 37 vjeç, se më datë 24.04.2025, është larguar nga banesa, djali i tij 17 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.