Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin Q. Sh., 30 vjeç, banues në Peqin, pasi në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me kaçavidë, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kaçavida.
Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasit D. M., 46 vjeç, E. M., 64 vjeç, G. M., 47 dhe F. K., 43 vjeçe, si edhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Y. M., 56 vjeç dhe A. M., 56 vjeçe, pasi pas një seance Gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, me palë shtetasit B. K. dhe F. K. (bashkëshortë), këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjerin, kanë dhunuar fizikisht shtetasin B. K., si edhe gjatë shoqerimi për në ambientet e Policisë, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Sh., 30 vjeç, pasi dyshohet se më datë 25.07.2024, ka goditur me sende të forta (gurë), shtetasin B. F., 26 vjeç, për motive të dobëta.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. D., 36 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi në lagjen “Shënkoll”, automjeti që kjo shtetase drejtonte ka aksidentuar lehtë shtetasin V. M., 59 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë;
-M. S., 77 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur ështe përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 54 vjeç, duke shkaktuar dëme materiale;
-H. H., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që ky shtetas drejtonte është përplasur me dy automjete me drejtues përkatësisht shtetasit Sh. V., 52 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Gj., 42 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve shtetasit H. H. dhe R. Gj., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.