Policia e Elbasanit arreston disa persona, mes të cilëve edhe një 15 vjeçar

0
4337

DVP Elbasan

•Në zbatim të masave të përcaktuara për kontrollin e imtësishëm në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi duke dalë jashtë banese, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një shtetas.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Gj. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, pasi nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive, dyshohet se 37-vjeçari shet dekoderë me kanale televizive, në kundërshtim me ligjin që rregullon fushën;

-Sh. D., 65 vjeç, banues në Librazhd, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa leje.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policise Peqin po punojnë për ndalimin e një 15-vjeçari, sepse dyshohet se ka vjedhur 1 televizor, në banesën e një shtetaseje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.