Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 52 vjeç, banues në Elbasan,pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 41 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, pasi në fshatin Fikas, në pronën e tij, ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe tjetër toke me shkurre dhe barishte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.) Elbasani flash