
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. D., 25 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, është përplasur me automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi Gj. B., 44 vjeç dhe me kamionin që drejtohej nga shtetasi I. Q., 62 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë shtetasi Gj. B., dhe pasagjerja në automjetin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit G. I., 55 vjeç dhe K. K., 34 vjeç, pasi kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin E. S., 32 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. Xh. dhe Xh. M., pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
