Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.
Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.
Gjatë këtij muaji, janë arrestuar në flagrancë 49 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, janë ndëshkuar në total 8393 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
•Janë ndëshkuar 3680 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
•Janë ndëshkuar 1411 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•Janë ndëshkuar 822 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
•Janë ndëshkuar 316 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•Janë ndëshkuar 960 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•Janë ndëshkuar 81 drejtues që drejtonin automjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike;
•Janë ndëshkuar 803 drejtues për parkime të gabura;
•Janë ndëshkuar 320 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj./elbasani flash