Policia e Elbasanit feston 113 vjetorin e krijimit

0
2

113-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është përkujtuar edhe në DVP Elbasan
Në një aktivitet të zhvilluar, si çdo vit, në ambientet e drejtorise se Policisë , kanë marrë pjesë efektivë dhe punonjës të policisë në detyrë, por edhe ata të dalë në pension.

Drejtori i policisë tha se është një ditë e rëndësishme për të përkujtuar, vlerësuar dhe respektuar 113 vite histori, suksesesh, sakrifice dhe përkushtimi.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryeprokurori I Elbasanit Kreshnik Ajazi i cili tha se policia është një aset i çmuar në sistemin e drejtësisë.

 

113-vjetori e gjen Policinë e Vlorës me disa aksione të suksesshme, parandalimin e disa ngjarjeve kriminale, arrestimin e dhjetëra personave, por mbi të gjitha edhe me një punë të madhe dhe sfida për t’u përmbushur në të ardhmen, për garantimin e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.