Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. D., 55 vjeç, pasi në aksin rrugor “Kryqëzimi i Cërrikut- Ura e Shkumbinit”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar dëme materiale, në lokalin e shtetasit M. P..
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– D. X., 22 vjeç, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis;
-R. Sh., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu, nga kontrolli në banesë iu gjetën 51 830 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.