Policia e Elbasanit gjobit vajzën që kishte nxjerrë trupin jashtë makinës (VIDEO)

0
8342

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një pasagjere që kishte dalë në dritaren e automjetit gjatë kohës që automjeti ishte në lëvizje, ju informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë kryer verifikimet për automjetin dhe kanë ndëshkuar pronarin e tij, me masën administrative 6000 lekë të rinj, bazuar në nenin 167, pika 9, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri./Elbasani flash