Policia e Elbasanit jep detaje! Ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve në qytet.

0
2

Komisariati i Policisë Cërrik ndaloi shtetasin në kërkim M. P., 19 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 25 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit H. M., 63 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, pasi janë konfliktuar me grushte, për motive të dobëta.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin B. C., 38 vjeç, pasi në unazën e qytetit, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. B., dhe një motomjet, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

-Në lagjen “Skënderbej”, në një banesë aktualisht të pabanuar, dyshohet se shtetas të paidentifikuar kanë vjedhur disa orendi të vjetra shtëpiake. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurale dhe kanë referuar materialet në Prokurori, si dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.