Policia e Elbasanit jep detajet! Ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve

0
146

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Gj., 42 vjeç, pasi ka bërë kallëzim të rremë se në lokalin e tij, në lagjen “Beqir Dardha”, i kanë vjedhur një shumë parash dhe produkte, dhe dyshohet se ka kryer veprime për inskenimin e ngjarjes. Po punohet për verifikimin e rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. M., 45 vjeç, E. M., 21 vjeç, K. K., 44 vjeç, A. D., 19 vjeç, dhe I. H., 50 vjeç, pasi gjatë një konflikti fizikik me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë prishur qetësinë publike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. Rr., 32 vjeç, pasi në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar shtetasen L. M., 71 vjeçe, këmbësore, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
-A. K., 18 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ardit Murataj