Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Y., 30 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin H. M., për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
F. S., 63 vjeç dhe F. B., 33 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-një 16-vjeçar, pasi ka goditur me grushte një 22-vjeçare, për motive të dobëta.
Elbasan/Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.
Gramsh/Në fshatin Kukur, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në lokalin e shtetasit B. S. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
-Në spitalin e Gramshit është dërguar nga familjarët, për mjekim, shtetasja V. E., 46 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar me tepri, medikamentet që përdor për problemet mendore. 46-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


