“Siguria rrugore, një ndër prioritetet kryesore”.

Këtë herë, Policia Rrugore e Elbasanit u ndal në shkollën 9-vjeçare “Fadil Gurmani”, ku u shpjeguan disa rregulla që duhet të zbatohen nga çdo drejtues mjeti dhe përdorues rruge, për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Vendosja e rripit të sigurimit që në momentin që hipën në mjet, mospërdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, respektimi i shpejtësisë sipas sinjalistikës, ndalimi kategorik i drejtimit të mjetit pas konsumimit të alkoolit, vendosja e kaskës mbrojtëse dhe respektimi i semaforit dhe vijave të bardha, ishin disa nga rregullat për të cilat nxënësit bashkëbiseduan me punonjësit e Policisë.

Siguria Rrugore është përgjegjësi e çdo personi, prandaj secili prej nesh duhet të manifestojë zbatimin e rregullave të qarkullimit në rrugë, për të krijuar një ambient të sigurt për të gjithë.
Respektimi dhe zbatimi i Kodit Rrugor nga të gjithë, sfida jonë e përbashkët./Elbasani flash