? Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan përmes një postimi në faqen zyrtare ka rikujtuar qytetarët që të zbatojnë rregullat anti Covid të vendosura nga komiteti i experteve.
Nisur nga situata e pandemisë, ku konstatohen raste të shtimit të infektimit të shtetasve me Covid-19, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19, bëjmë me dije qytetarët e Qarkut Elbasan se;
? Vijon të jetë e ndaluar lëvizja e lirë e qytetarëve jashtë fashës orare. Personat që konstatohen të lëvizin jashtë fashës, ndaj tyre do të merren masa në zbatim të Aktit Normativ.
✅ Përjashtohen rastet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore apo motive.
❗Personat që lëvizin për arsye pune apo shëndetësore duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania.
? Ju rikujtojmë se është në fuqi fasha orare 22:00 deri në 06:00, për baret, restorantet, fast food, lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.
? Ndalohen grumbullimet më shumë se 10 persona.
Qyetarët apo subjektet që nuk respektojnë masat e marra për parandalimin e përhapjes së infeksionit do të gjobiten në bazë të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe ju bën thirrje që të respektojnë masat e marra për parandalimin, përhapjen e infeksionit, me qëllim mbrojtjen e vetës, familjarëve dhe të afërmëve.
Ju faleminderit!
#BashkëJaDalim
ELBASANI FLASH