Policia e Elbasanit kontrolle të rrepta shoferëve! Gjoba për xhamat dhe shkeljet e tjera

0
2

📌Policia Rrugore e Elbasanit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidentëve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, gjatë sezonit veror. 🚔👮️👮🏼

Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.

📊 Gjatë muajit qeshor, janë arrestuar 25 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vënë gjithsej 6821 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

⛔ 963 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;
🛑 321 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;
📵 425 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
🚫 214 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
⚠️ 247 masa për xhama të errësuar;
❌ 1258 masa për parakalime të gabuara;
🏎️ 1702 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
🚗 456 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;
⚠ 1235 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚦🚸 të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#zbatorregullateqarkullimit✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular🚘