
?Policia Rrugore e Elbasanit
Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
✅Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 drejtues për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si edhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”
✅Gjithashtu gjatë kontrolleve janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 94 drejtues.
✅Janë ndëshkuar 280 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.
✅136 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
✅64 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
✅404 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.
✅Janë ndëshkuar 251 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
#udhëtonimejetënnëmendje ?️?
#zbatonirregullateqarkullimitrrugor✅⚠️
#vendosnirripinesigurimit✅
#respektonikëmbësorët ??
#STOP ❌shpejtësisë ❌alkoolit❌celularitgjatedrejtimitteautomjetit?
