Policia e Elbasanit ndëshkon 960 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara dhe 420 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit

0
197

📌Policia Rrugore e Elbasanit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë muajit shtator, janë vënë në pranga 16 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit (drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi).

Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore dhe pranë shkollave, me qëllim, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

Si rezultat, gjatë muajit shtator, janë ndëshkuar administrativisht në total 6915 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

✅ 3021 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

✅ 960 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

✅ 420 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

✅ 214 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

✅ 760 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

✅ 84 drejtues që drejtonin automjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike;

✅ 458 drejtues për parkime të gabura;

✅998 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e DVP Elbasan apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular🚘