?Policia Rrugore e Elbasanit
Kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.
Monitorim i vazhdueshëm i akseve rrugore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore dhe për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Si rezultat, gjatë dy javëve janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu janë vendosur 4256 masa administrative, të ndara konkretisht:
1640 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
320 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
621 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
125 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
45 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
862 për parakalime të gabuara;
180 për parkime të gabuara;
463 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112?, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#udhëtomejetënnëmendje ?️?
#zbatorregullat
#mbrojetën?
#respektokëmbësorët ??
#STOP shpejtësi
alkool
celular?