Policia e Elbasanit nuk bën tolerime! Arreston 7 shoferë(VIDEO)

0
314

DVP Elbasan Policia Rrugore e Elbasanit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 30 leje drejtimi, nga të cilat: 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 8 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 865 masa administrative,

gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon: – 38 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; – 21 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; – 18 masa për përdorimin e aparatit celular; – 356 masa për parakalime të gabuara; – 38 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit; – 3 masa për tejkalim shpejtësie; – 4 masa për mungesë të siguracionit të mjetit; – 387 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm./ELBASANI FLASH