Policia e Elbasanit procedon disa persona

0
3

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. D., 53 vjeç, pasi fshihte të ardhurat e përfituara nga veprimtaria në dyqanin e tij (argjendari), në bulevardin “Aqif Pasha”. Gjatë kontrollit në dyqan u gjetën bizhuteri pa fatura, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Zh., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale, foto të një 36-vjeçareje, me tekste fyese për të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. H., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin E. D., për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 39 vjeç, se para 4 ditësh e ka kanosur shtetasi O. T., 39 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ardit Murataj