Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 54 vjeç, pasi në rrugën “Zogu i Parë”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë një 16-vjeçar.
Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Z., 45 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. B., 28 vjeç.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. D., 38 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasja K. G., se 38-vjeçari i ka zaptuar një sipërfaqe toke.
Komisariati i Policisë Peqin referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Ç., 42 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në tejkalim të lejes së dhënë nga organet kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.