Policia e Elbasanit shpall në kërkim mashtruesin

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. D., 34 vjeç, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash, një 43-vjeçari, duke e mashtruar se do t’i siguronte disa produkte. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. D.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. D., 56 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. 56-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. K., 34 vjeç, pasi gjatë kontrolli fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjetën sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.