Policia e Elbasanit tregon autorin që qëlloi me gurë xhamat e Qendrës Shëndetësore/ Emri

0
257

Policia procedon penalisht në gjendje të lirë autorin e sulmit me gurë ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan.

Në komunikatën për mediat, thuhet se  “specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  proceduan në gjendje të lirë  për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin A.B., banues në Elbasan.”

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur sot rreth orës 12:00 .

A.B ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat  e Qendrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

ora news