Policia e Elbasanit tregon se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin në kërkim E. B., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka fyer një 40-vjeçare, në rrugë, për motive të dobëta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, motomjeti që drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. T., 34 vjeç, me pasojë dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.