Policia e Elbasanit vë në pranga disa persona

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, A. B., 45 vjeç, banues në Librazhd dhe Th. H., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Th., 49 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Labinot, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar 49-vjeçari dhe pasagjeri në automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit M. D., 30 vjeç, M. R., 30 vjeç, O. Sh., 31 vjeç dhe V. K., 31 vjeç, pasi në lagjen “5 Maji”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet nga një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. Ç., 35 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në tyrben që administron shtetasi P. T., 63 vjeç, në Gramsh. Po punohet për kapjen e 35-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Cërrik/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Dëshiran, Belsh, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. C., 85 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 85-vjeçari, i cili është transportuar në spital dhe po merr mjekim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.