Policia gjen 4-vjeçaren të vetme te Liqeni Artificial, kërkohet ndihmë për gjetjen e prindërve

0
104

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.