Policia gjobit Monika Kryemadhin për mosmbajtjen e maskës

0
261

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është gjobitur nga policia për mosrespektim të masave anti-Covid. Burime nga policia konfirmojnë për gazetaren Xhensila Kodra se kryetares së LSI do t’i shkojë gjoba me postë.

Mësohet se Kryemadhi është gjobitur gjatë një takimi, në të cilin ka qenë e shoqëruar me ish-deputeten Floida Kërpaçi, ku janë filmuar nga efektivët dhe gjobën do ta dokumentojnë me pamjet filmike.

Lidhur me këtë ka reaguar LSI, ku përmes një njoftimi shprehen se Kryemadhi nuk ka asnjë njoftim për gjobën.

“Duke pare disa lajme te publikuara në media duam të sqarojmë se: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka asnjë dijeni për gjobë nga Policia e Shtetit. Gjatë gjithë kohës që është zhvilluar aktiviteti në Kombinat nuk është paraqitur asnjë efektiv policie. Deri në momentin që do të njihemi me gjobën do të kemi një reagim’, thuhet në reagim. g.v/abcnews