Policia i përgjigjet GJKKO: Për sigurinë e gjykatës në tubimin për Velajin ishin 77 oficerë policie

0
2

Policia i ka kthyer përgjigje gjykatës së posaçme për tubimin e mbështetësve të 12 shkurtit, datë në të cilën u mbaj verifikimi i kushteve të masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, nën arrest me burg sipas kërkesës së SPAK për veprat e korrupsionit në nëntë raste dhe pastrimit të parave.

Siç rezulton nga shkresat, përgjigjja ka mbërritur përmes postës në datën 19 shkurt dhe aty përmendet se garda e republikës në asnjë moment nuk ka kërkuar ndihmë. Sipas përgjigjes që gjykata e posaçme e kërkoi duke njoftuar edhe ministrinë e brendshme dhe AMP për gjetjen e përgjegjësve mbi momentet kur rruga e stafit bllokohet pasi seanca për Erjon Veliajn përfundoi, policia thotë se atë ditë rezulton të kenë qenë të angazhuar 77 oficerë. Këta punonjës drejtoheshin nga policia lokale e komisariatit numër tre që mbulon territorin ku gjendet godina e qelqtë

Por a do të ketë një hetim administrative ?

Agjencia e mbikëqyrjes policore deklaron që ka nisur verifikimet. Njëherazi AMP thotë se ka sekuestruar  shkresat në sallën e menaxhimit në drejtorinë vendore për të konfirmuar nëse ka patur apo jo telefonata dhe kërkesa për mbështetje policore. Megjithëse janë pyetur disa oficerë , ende nuk ka një rezultat nga agjencia e mbikëqyrjes policore se ku e shkeli detyrën me mos veprim policia, duke mos marrë masa me kordonë si në raste të mëparshme

Por deri tani nuk ka ende një hetim penal për të kuptuar se kush janë përgjegjësit që i kërkon gjykata e posaçme e cila në datë 12 shkurt njoftoi publikisht se ishin gjendur në situatë të paprecedente , të pa tolerueshme dhe që ka rrezikuar jetën e gjyqtarëve

 

 

Top Channel