Policia italiane vret 55-vjeçarin shqiptar/ Nuk i’u bind urdhrave dhe tentoi t’i shtypë me furgon

0
182

55-vjeçari Haxhi Çollaku është vrarë nga policia në Italiane, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë si dhe ka tentuar të shtypë karabinierët me furgon.

Shqiptari, sipas raportimeve të mediave italiane ka qenë në hyrjen e shtëpisë së ish-bashkëshortes, kur ajo ka lajmëruar karabinierët pas denoncimit, ku prej një viti ka qenë në përndjekje.

Patrulla ka mbërritur në vendngjarje dhe i kanë kërkuar 55-vjeçarit të largohej, por në ato çaste, 55-vjeçari shqiptar ndezi furgonin dhe përplasi policen përballë tij, e cila mbeti e plagosur.

Pas këtij momenti, ai doli nga kabina tentoi që me thikën të cilën e mbante në dorë të godiste karabinieren.

Ka qenë kolegu i saj, i cili ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të shqiptarit katër herë. Haxhi Çollaku u transportua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në gjymtyrët e poshtme