Policia kriminale e Elbasanit, ka shpallur zyrtarisht në kërkim Hajdar Bakon, ose siç njihet ndryshe në qytet si “Dari i Dubait”, pasi ky i fundit duhet të vuajë një dënim, të vendosur nga Gjykata e Apelit të Durrësit
Në 2017 ai u akuzua për plagosje me armë zjarri.
Në këtë ngjarje u sekuestruan 16 gëzhoja pistolete dhe vet agresori mbeti i plagosur, duke pësuar dëmtime edhe në pjesën e këmbës. Po ashtu plagë morën dhe Klevis Gjini, Hajdar Bako e Emiljano Xhini.
Në 8 qershor 2022 gjyqtari i vetëm i Apelit Durrës, Florian Kalaja, ka vendosur të prishë vendimin e gjyqtarit të Elbasanit, Taulant Tafa, përmes të cilit kërkohej rifillimi nga e para i shërbimit të provës.
Por prokurori ka pretenduar se i dënuari Hajdar Bako, nuk ka vullnet për të ekzekutuar dënimin alternativ pasi nga viti 2017 deri në vitin 2022 ai ka qëndruar në Shqipëri vetëm 11 muaj, ndaj dhe gjyqtar Kalaja konstaton se në këtë çështje provohej tej çdo dyshimi se i dënuari i është shmangur detyrimit ligjor për të ekzekutuar mundësinë e rehabilitimit penal.
Bako dhe vëllezërit e tij, Ervini dhe Francis së fundmi u përmendën edhe në dëshminë e dhënë në SPAK nga Nuredin Dumani, i cili ekspozon si financues, për vrasjen e Arjan Spahisë në Belgjikë, ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh dhe planet për të vrarë Erion Alibejn