Policia mbyll dasmën me 150 të ftuar, gjobit edhe dasmorët

0
163

Policia  e Londrës mbylli një dasmë ortodoksë-hebraike me rreth 150 të ftuar. Organizatori u gjobit me 10.000 paund (13.700 dollarë ) për thyerjen e rregullave të pandemisë.

Oficerët ju përgjigjën thirrjeve të qytetarëve  për një grumbullim të madh në një shkollë në veri të Londrës, tha Policia Metropolitane në një deklaratë të premten, 22 janar.

Kur hynë në strukturën në Stamford Hill, thuhen në deklaratë, policia gjeti qindra njerëz të mbledhur së bashku, duke thyer rregullat e karantinës.

Ceremonitë e dasmës mund të zhvillohen vetëm me 6 persona të pranishëm, sipas udhëzimeve të qeverisë angleze.

“Kjo ishte një shkelje krejtësisht e papranueshme e ligjit, e cila është shumë e qartë për të shpëtuar jetë ,” tha Shefi i Detektivit, Kryeinspektori Barnett në deklaratë.

“Njerëzit në të gjithë vendin po bëjnë sakrifica duke anuluar ose shtyrë dasmat dhe festat e tjera dhe nuk ka asnjë justifikim për këtë sjellje.”

Policia tha se dritaret e shkollës ishin mbuluar për të mos lejuar njerëzit të shikonin brenda dhe shumë të pranishëm u larguan sapo mbërriti policia, raporton CNN.

Përveç gjobitjes së organizatorit, policia gjobiti me 200 paund 5 nga të pranishmit.

“Jam thellësisht i zhgënjyer që ngjarje të kësaj natyre po ndodhin akoma në Stamford Hill, pavarësisht nga situata shumë e rëndë pandemike në të cilën ndodhemi dhe numri i jetëve që kanë humbur tashmë në komunitetin Charedi dhe përtej bashkisë”, tha  kryetari i bashkisë, Glanvill.

Ora news