“Policia nuk ka lënë asnjë procesverbal”, Gjokutaj: Viktima ka një hematomë në ballë, tregon që është goditur me sende të forta

0
128

Avokati i anëtarëve të MEK, që u përfshinë gjatë ditës së sotme në përplasje me policinë, Genc Gjokutaj, është shprehur se viktima në radhët e muxhahedinëve ka pasur një hematomë në ballë, gjë që tregon se është goditur me sende të forta në kokë.

Gjokutaj u shpreh se në radhët e anëtarëve të MEK nuk ka asnjë person të arrestuar, gjë që tregon se ata nuk kanë bërë rezistencë ndaj operacionit të policisë.

Genc Gjokutaj: Futja për një kontroll në kamp është bërë nga SPAK, konflikti ka nisur menjëherë pas ardhjes në KAMP. Është përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, ne kemi ardhur vetëm pasi operacioni është kryer. Një person ka vdekur, si pasojë e gazit lotsjellës dhe sendeve të forta, ka një hematomë në ballë.

Policia nuk ka kryer asnjë arrestim, çka tregon se nga ana e banorëve nuk është ushtruar dhunë, kjo është situata ne jemi duke e ndjekur nga minuta në minutë. Policia duhet të pranojë njëherë faktin se ka pasur një viktimë, dhe ka një vendngjarje, janë sekuestruar materiale pa asnjë procesverbal. As për sendet që janë marrë, as mënyrën se si personat mund ta ndjekin në rrugë ligjore.

E vërteta është që policia duhet të dalë zyrtarisht dhe të shpjegojë ngjarjen, publiku ka interes që të zbulojë të vërtetën. Di të them që pjesa ekzekutive ka çeduar, policia nuk ka vepruar si duhet, mund të ishte zgjidhur në një mënyrë tjetër. Ngjarjet për të cilat janë marrë në pyetje personat janë të vjetra.