Policia vret një 16 vjeçare me ngjyrë në Ohio

0
211

Qëllohet për vdekje nga policia e Ohios  një vajzë afro amerikane 16 vjeçare.

Të shtënat ndodhën rreth 20 minuta para se të shpallej  vendimi për agjentin e policisë që vrau një vit më pare George Floyd.

Agjentët e policisë të cilët ishin të përfshirë kishin kamera në trupin e tyre që tani më janë sekuestruar dhe ka nisur zbardhja për atë çfarë ka ndodhur. Duket se 16-vjeçarja, e qëlluar nga policia u identifikuar si Ma’Khia Bryant.

Kryetari i Bashkisë Andreë J. Ginther shprehet se: “Është një ditë tragjike për qytetin e Columbus”. Po ashtu ai tha se do të tregohej transparent dhe do të bënte publik çdo detaj. Gjithashtu ai i bëri apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të lënë hetuesit të kryejnë punën ë tyre.

Tezja e viktimës tha për mediat se adoleshentja jetonte në një shtëpi sociale dhe ishte përfshirë në një zënkë me një adoleshent tjetër. Ajo shtoi se mbesa e saj e kishte hedhur thikën në tokë para se të qëllohej disa herë nga policia.

Menjëherë pas publikimit të lajmit shpërthyen protesta në të gjithë qytetin.

ora news