Policja e Kosovës, Linda Aliu, ka zgjuar kureshtjen e mediave të huaja me fotot e saj provokuese. Ajo ka kohë që poston fotografi mjaft joshëse vetëm në bikini në llogarinë e saj instagram.
Linda së fundmi ka publikuar edhe një fotografi veshur në uniformën e Policisë së Kosovës, duke mbajtur në dorë një armë.
Për policen shqiptare ka shkruar edhe revista britanike “Express.co.uk”. Aty thuhet se mijëra njerëz e kanë shpërndarë fotografinë e Linda Aliut, e cila po shijon punën e saj të ëndrrave si police.
Fotografia e Lindës me uniformën e policisë ka bërë që në rrjetet sociale t’i dërgohen asaj oferta nga kompani të ndryshme modelingu.