Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në konferencë për shtyp sot deklaroi se ngjarja e Gramshit po trajtohet me seriozitet megjithëse përtej dyshimeve se kemi të bëjmë me një aktivitet spiunazhi, mund të jenë thjesht turistë që kanë pasur kureshtjen të fotografojnë zonën.
Peleshi tha se uzina e Gramshit nuk është funksionale prej vitit 1992 dhe se shërben vetëm për demontimin e armëve herë pas here, duke shtuar se shtetasit e huaj po hetohen pasi u përplasën fizikisht me ushtarakët dhe nuk ishin të pajisur me leje.
Peleshi: Kemi të bëjmë me tre të huaj që kishin goxha ditë në Shqipëri. Edhe për shkak se mund të jetë edhe ngjarje s’na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar në Gramsh, por mund të kenë pasur qëllim të devijojnë vëmendjen nga një skenar tjetër. Ne jetojmë në një rajon delikat”,
Ngjarjet e fundit nuk janë shumë të zakonshme, kanë interes dhe duhet ditur a jemi të sigurt apo duhet të shqetësohemi,. Të gjitha institucionet kanë vepruar në kohë, jemi të përgjegjshëm dhe shumë seriozë në trajtimin e ngjarjes së Gramshit dhe duhen hequr spekulimet mediatike.
Nuk është hera e parë që turistët kanë kuriozitet të fotografojnë njësi të vjetra ushtarake. Ka disa nivele klasifikimi të zonave të ushtrisë, ka dhe zona të vizitueshme por bëhet vetëm me leje. Ky është rasti i 3 uzinave tona, ne nuk kemi sot industri ushtarake, nuk janë aktive. Konkretisht sot në Gramsh nuk prodhohet më armë, bëhet demontimi i tyre herë pas herë armë që sekuestrohen nga operacione të policisë dhe cohen për skrap. Aktiviteti i fundit ka qenë vitin e kaluar.
Në 1992 ka pushuar së funksionuari si uzinë.
Gjithsesi kjo nuk e relativizon ngjarjen në Gramsh, sepse aty kemi të bëjmë me një grup të huajsh që nuk kanë marrë leje sipas procedurës dhe kanë tentuar, e kur janë ndaluar nga ushtarakët tanë ka reaguar në mënyrë të dhunshme.