POLITIKË PA NDER FESTONI! KOHA E NDERIMEVE SHPEJT DO TË PERËNDOJË PËR JU!

0
89

Nga Erion Murataj

Forca e rinisë është dëshmuar ndër shekuj!
Në memorien tonë afatshkurter 8 dhjetori shënon një nga pikat e kthesës ku rinia u vu në ballë.
Të tillë pak më të shtyrë në histori kemi luftën nacional çlirimtare e më tej rilindjen, deri tek Skënderbeu që në moshe fare të re u bë frymëzim bashkimi.
Fatkeqësia është që sot për rininë festojnë keqpërdorësit e saj.
Festojnë bashkë hienat e një politike të ndyrë vrasëse .
Festojnë vrasësit e Azem Hajdarit, festojnë vrasësit e Sokol Olldashit festojnë vrasësit e atyre që luftuan për Shqipërinë, festojnë tradhtarët dhe trashgimtarët e atyre që vranë plagosën e larguan këdo që pati atdhedashuri e guxim.
Festojnë të gjithë bashkë e pse bëjnë si armiq.
Festojnë për viktimat e tyre.
Veç rinia jo!
Në këtë 8 dhjetor kam vetëm një mesazh për të panderët e politikës që festojnë.
Koha e nderimeve për ju shpejt do të perëndojë .
Rinia do të triumfojë sërisht pasi…
Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë.