Porositi vrasjen e ‘të fortit’ të Vlorës/ Pas ekstradimit nga Spanja, lihet në burg Leonard Luzi

0
24

Gjykata e Posaçme ka vendosur vazhdimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Leonard Luzin, i cili u ekstradua një ditë më parë nga Spanja.

Sipas hetimeve, Leonard Luzi akuzohet se pagoi Amarildo Nikollin për të vrarë Inez Hajrullën, i njohur si i forti i Vlorës dhe Ervis Matodashajn për hakmarrje.

Sakaq, Ervis Matodashaj është një nga personat e akuzuar për vrasjen e Erigert Zejnos, kushëri i Leonard Luzit, në vitin 2013.

Të shtunën, 47-vjeçari nga Vlora u dorëzua nën masa të rrepta sigurie tek autoritetet shqiptare, pasi ishte vënë në pranga në korrik të këtij viti në Spanjë./abcnews.al