Porto-Juve në Champions, Nedved: I mundim vetëm nëse luajmë si ndaj Barçës

0
164

Juventus ishte në vazon e parë të shortit të 1/8-ave të Champions League dhe kishte shmangur Barcelonën në short, duke i siguruar vetes një kundërshtar më të lehtë në letër.

Përballë goglat i vunë gjigantët portugezë, Porto. Ndeshja e parë do të luhet në Torino, ndërsa e dyta në Portugali. Pas shortit për mediet foli zëvendëspresidenti i Juventus, Pavel Nedved.

Ai shprehet se Porto është kundërshtar shumë  i vështirë dhe pavarësisht se Juve hyn në këtë ndeshje si favorite, duhet përqendrim i madh për të mundur Porton e trajnerit, Sergio Conceicao.

“Është bukur të arrish në fazën e dytë të Champions, por është gjithashtu e vështirë për t’u përballur. Të gjithë mund të të vënë në vështirësi. Në këtë fazë diferencat janë të ngushta.

 

Të gjithë janë të fortë dhe ne e pamë këtë në vitin e shkuar, kur na eliminoi Lyon. E njoh mirë trajnerin e tyre Sergio Conceicao. Ai është shok i imi dhe luan me skemën 3-5-2 shumë të organizuar.

Ne mund të jemi favoritë, po çështja është të shkojmë në ato ndeshje në formë të shkëlqyer. Duhet të luajmë ndaj Portos, si ndaj Barcelonësnë “Camp Nou”. Me bindje dhe vullnet për të luajtur futbollin tonë”, u shpreh Nedved. /abcnews.al