Prag tragjedie në Bolzano, avioni ulet në parkingun e një supermarketi, godet 3 makina

0
126
L'ultraleggero che nella zona industriale di Bolzano - raccontano i testimoni - ha urtato con un'ala il tetto di un edificio, per poi effettuare un atterraggio di emergenza nel parcheggio di un supermercato, 24 settembre 2022. L'aereo avrebbe toccato alcune autovetture, ma - secondo le prime informazioni - non ci sarebbero feriti. ANSA / Anna Tomasi

Një incident që mund të kishte përfunduar në tragjedi në Bolzano.

Një avion bëri ulje emergjente në parkingun e një supermarketi në zonën industriale.

Pasojat mund të kishin qenë të rënda, duke pasur parasysh praninë e dyqaneve të shumta në zonë, të mbushura me njerëz.

Ultralight me dy ulëse u ngrit nga një fushë ajrore në San Genesio mbi Bolzano, ndërsa ulja u bë rreth orës 14:30  në një distancë të shkurtër nga aeroporti i Tirolit Jugor, ku ishte drejtuar avioni.

Sipas rrëfimeve të disa dëshmitarëve, avioni goditi me krah çatinë e një ndërtese dhe më pas u ul në rrugën hyrëse në zonën e parkimit të supermarketit në via Buozzi, ku goditi një makinë të parkuar dhe dy makina në lëvizje.

Në krye të avionit ishte një 23-vjeçar nga Tiroli i Jugut, i cili tani do të thirret të shpjegojë dinamikën e ngjarjeve dhe të japë arsyet pse iu desh të bënte uljen emergjente. Menjëherë pas aksidentit, ekipet e shpëtimit dhe policia shkuan në vendin e ngjarjes, së bashku me zjarrfikësit e Bolzanos./Abcnews.al.