Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

0
2

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 1 të qytetit të Librazhdit, ku një banesë e marrë me qeta me qira është përfshirë nga flakët, dyshohet si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit. Në momentin e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit në ambientet e brendshme, në banesë ndodhej çifti dhe dy fëmijët e tyre të mitur.

Sipas të dhënave zyrtare, banesa e marrë me qira nga shtetasi Glerdian Blloku, 37 vjeç, është përfshirë nga zjarri duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, ndonëse situata ka qenë tejet e rrezikshme, ka kaluar pa humbje jete falë ndërhyrjes jashtëzakonisht të shpejtë të shërbimit zjarrëfikës me mjete dhe forca të shumta të cilët me profesionalizëm kanë evituar një tragjedi me viktima.

Në këtë ngjarje është dëmtuar lehtë shtetasja Blerina Dobrenji e cila ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dy fëmijët e mitur të çiftit, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kritik, kanë shpëtuar mrekullisht falë ndërhyrjes në kohë dhe fatit të mirë që zjarri nuk u përhap më tej.

Autoritetet policore po vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje alarmante, ndërsa apelojnë për kujdes maksimal me pajisjet e gazit dhe instalimet e tyre, sidomos gjatë periudhës së dimrit kur përdorimi rritet ndjeshëm