Një masiv shkëmbor është shkëputur dhe ka rënë mbi një shtëpi në Shëngjin.
Ngjarja ka ndodhur sot, 24 dhjetor rreth orës 11 të mëngjesit, në afërsi të kishës në rrugën Nënë Tereza.
Masivi shkëmbor është shkëputur nga mali dhe ka rënë në banesë.
Fatmirësisht brenda shtëpisë nuk kishte persona, në momentin që guri disatonësh ra mbi banesë. Në këtë mënyrë është shmangur një tragjedi e mundshme, pasi duke parë përmasat e gurit, nëse do të kishte pasur njerëz brenda, pasoja do të ishin të pa shmangshme.
Në terren kanë mbërritur forcat e policisë dhe emergjencat civile të bashkisë Lezhë, që po kryejnë verifikimet për ngjarjen si dhe inspektimin e zonës për të parë nëse ka gurë të tjerë të kësaj natyre, që mund të jenë kërcënim për zonën e banuar./Ora news