Praktikë dhe punësim për të rinjtë/ Programi, trajnohen 600 individë, punësohen 250

0
2

Të rinjtë do të kenë më shumë mundësi  trajnimi dhe punësimi në administratë.Këshilli i ministrave ka miratuar vendimin i cili parashikon që Çdo vit do trajnohen 600 të rinj dhe 250 prej tyre do kualifikohen për punësim sipas klasifikimit nga institucionet përkatëse.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës synon të përfshijë pjesëmarrësit në një eksperiencë pune me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre praktike në njohje me sistemin administrativ publik.

Një nga kriteret, kryesore që duhet të plotësojë aplikanti për t’u bërë pjesë e këtij programi, janë mosha e cila është përcaktuar  21-29 vjeç.

Programi parashikon 3 muaj trajnim dhe 1 vit punësim me kontratë. Praktika dhe viti i kontratës do njihen edhe si vjetërsi pune.

Shpenzimet i heq të jitha buxheti i shtetit dhe pagesa ditore do të jetë 500 lekë, kurse të rinjtë do të kenë edhe trajtim me ushqim.

Pagesa e kompensimit financiar do të  kryhet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, e cila programon në buxhetin e saj fondet e nevojshme për këtë qëllim”, theksohet në vendim.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës realizohet nga ministria përgjegjëse për rininë, e cila mbështetet nga institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike që ofrojnë gatishmëri për pranimin e praktikantëve. Ministria përgjegjëse për rininë  kryen rolin e sekretariatit teknik të programit për koordinimin ndërinstitucional. Shpallja e thirrjes vjetore dhe procesi i aplikimit për profesionistët e rinj realizohet përmes platformës zyrtare elektronike të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, që administrohet nga ministria përgjegjëse për rininë.

/ abcnews.al