Pranga për ish-trajnerin 55-vjeçar, mashtroi një person se në këmbim të parave do ta merrte në ekip (EMRI)

0
103

Ish-trajneri Shpëtim Hyseni është arrestuar nga Policia e Tiranës në Komunën e Parisit.

55-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi u dënua me 1 vit burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Mashtrimi”.

Për çfarë ka mashtruar Hyseni?

Sipas burimeve, në vitin 2016, 55-vjeçari gjatë kohës që ka trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, në këmbim të një shume parash i ka premtuar një personi se do ta bënte pjesë të skuadrës.