Pranga shokëve të Suel Çelës/ Operacion në disa vende, goditet trafiku i kokainës nga Ekuadori

0
2

Grupi i dy vëllezërve Suel dhe Mario Çela, në Elbasan ka marrë një tjetër goditje nga autoritetet. Së fundmi policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK dhe me autoritetet Italiane kanë arrestuar në total 12 anëtarë të Klanit Cela, që akuzohen për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Italisë, Spanjës dhe vendevve të tjera të Bashkimit Europian.

Në Shqipëri janë arrestuar Igli Dervishi, Shkëlqim Pashja, Ervin Dema, Edmond Zhuja dhe Genti Berisha, ndërsa në Spanjë me hëret janë arrestuar Gerardo Pashja alias Astrit Pashja. Në kërkim është një shqiptar tjetër 28-vjeçar. Ndërkohë 5 persona të tjerë, janë arrestuar në vende të BE.

12 të arrestuarit akuzohen nga drejtesaia ital;iane se kanë trafikuar lëndë narkotike Kokainë nga Amerika e Jugut, ne formen e grupit te strukturuar kriminal nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore.

Hetimet nisën që në vitin 2020,  ndërsa në një rast sipas hetuesve Italianë, në vitin 2021, këtij grupi kriminal I është sekuestruar një sasi prej 350 kilogramësh kokainë.
Për sa I përket dy vëllezërve Suel dhe Mario Cela, sipas autoriteteve italiane ata drejtonin trafikun e kokainës ndërsa paratë e krimit, që fitoheshin në itali, arrinin t’i fusnin në Shqipëri ne menyre te paligjshme, duke përdorur linjën e autobusëve Breshia-Elbasan.

Policia italiane thotë se dy vëllezërit Cela në disa raste, kanë shkuar në Kolumbi, Ekuador dhe në Dubai, në mënyrë që të lidhinin marrëveshje me banda të tjera për të trafikuar kokainën në Itali dhe në vende te tjera te Bashkimit Europian.

Grupi I Suel Celës, në Elbasan u godit edhe nga Spak  në fund të nëntorit 2024. Marius Lulaj, i njohur edhe me emrin Suel Çela, konsiderohet nga SPAK si kreu i organizatës kriminale që operonte në Elbasan.  Pjesë të kësaj organizate Prokuroria e Posaçme thotë se ishin edhe 17 persona të tjerë  të angazhuar në planifikimin dhe kryerjen  e veprave të rënda penale, si vrasje me paramendim dhe trafik narkotikësh./abcnews.al